Fillojnë pritjet e njerëzve në radhë për të parë lansimin e iPhone 6 (Video)

iPhone i ardhshëm i Apple është caktuar të zbulohet më 9 shtator. Edhe pse Apple ende nuk e ka bërë zyrtare lansimin e tij, disa njerëz kanë zgjedhur një mënyrë tjetër për të pritur lansimin e tij, dhe ajo mënyrë nuk është në shtëpi.

Auto & Tek

07/09/2014 21:08

Disa njerëz kanë zgjedhur që ta presin lansimin e iPhone 6 duke qëndruar jashtë ndërtesës së Apple në New York, raporton CNBC, transmeton Lajmi.net.

Radhët e njerëzve për të pritur lansimin e iPhone 6 tani janë krijuar dhe qëllimi i tyre është ta blejnë celularin të parët.

Për njerëzit që presin në radhë është duke u kujdesur BuzBackWorld, që para pesë viteve kishin fituar shumë para nga njerëzit që prisnin në radhë për të parë lansimin e iPhone.

Çdo orë ata përkujdesen për mbushjen me rrymë të celularëve të njerëzve që presin në radhë dhe kujdesen për çdo që gjë ata kanë nevojë, transmeton Lajmi.net.

Këta janë fansat më të mëdhenjë të iPhone. Edhe pse iPhone 5s ishte lansuar vitin e kaluar, duket se ata ende dëshirojnë diçka më tepër se aq.

Për më shumë mund ta shikoni edhe videon më poshtë: