Fillojnë festat në shtëpinë e Rezarta Shkurtës, mos e humbisni këtë video

Kanë filluar festat në shtëpinë e këngëtares, Rezarta Shkurta.

ShowBiz

07/11/2018 21:41

Festat në shtëpinë e artistes nga Shqipëria, Rezarta Shkurta duket se kanë filluar më herët, shkruan lajmi.net

Rezarta ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet me bashkëshortin e saj, Ermal Hoxhën dhe vajzën e vogël, Herën teksa dekorojnë pemën e Krishtlindjeve.

Kjo mbase mund të jetë video më e ëmbël që keni parë deri më tani. “Hera vendosi qe festat te fillojne sot ne shtepine tone❤”, shkruan ajo.

Ndryshe, familja e Rezartës u bashkua së fundmi pas daljes nga burgu të bashkëshortit të saj. Ermal Hoxha la qelinë tre vite pas dënimit për trafik droge e mbetur në tentativë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bp5FH8OhbNw/