Fillojnë bisedimet, Sarri drejt top klubit evropian

Maurizio Sarri ka filluar kontaktet e para me një klub të ri, pas shkarkimit nga Napoli.

Sport

25/05/2018 07:23

Maurizio Sarri është pranë rikthimit të menjëhershëm në një post si trajner.

Sarri u shkarkua nga Napoli duke u zëvendësuar nga Carlo Ancelotti. Por, ai ka filluar bisedimet me një ish ekipit të Ancelottit.

Mediat italiane raportojnë se Sarri ka zhvilluar kontaktet e para me Chelsean në lidhje me angazhimin e tij te “Blues”, përcjell “lajmi.net”.

Chelsea është duke konsideruar mundësinë e shkarkimit të Antonio Contes.

Kurse, në vend të tij pritet të vjen bashkëkombësi i tij, Sarri. /Lajmi.net/