Fillojnë bisedimet, ky do të jetë ekipi i ri i Balotellit

Mario Balotelli pritet të mbetet në Kampionatin francez, dhe nuk do të rikthehet në Serie A.

Sport

12/06/2018 11:54

Olympique Marseille ka filluar zyrtarisht bisedimet me Nice për transferimin e Mario Balotellit.

“L’Equipe” ka njoftuar se sulmuesi italian pritet të mbetet në Kampionatin francez, dhe nuk do të rikthehet në Serie A.

Balotelli kishte zgjuar interesim nga disa klube nga Italia, përcjell “lajmi.net”.

Por, e ardhmja e tij pritet të vazhdojë të jetë në Ligue 1. /Lajmi.net/