Fillojnë aplikimet për lotarinë amerikane, lexoni 6 udhëzimet e ambasadës

Ambasada Amerikane ka njoftuar se sot do të nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane.

Lajme

03/10/2018 11:49

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Ambasada bën të ditur se aplikimet do të nisin në orën 18:00 të pasdites, ndërsa do të vazhdojnë të jenë të hapura deri në datën 6 nëntor, ora 18:00, transmeton lajmi.net.

Në statusin në rrjetet sociale, Ambasada ka publikuar edhe një link me udhëzimet si të aplikoni dhe çfarë duhet të keni kujdes në plotësimin e formularit.

“Duke filluar nga sot, ora 18:00 deri në datën 6 nëntor 2018, ora 18:00, ju mund të aplikoni për Lotarinë e Vizës së Shumëllojshmërisë! Vizitoni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti në shqip https://bit.ly/2l7myjg “, mbyllet njoftimi. /Lajmi.net/