Filloi zënka me një vajzë, përfundoi me humbjen e vetëdijes së djaloshit

Disa nxënës po ecnin rrugës kur një vajzë fillon të përplaset me fjalë me një djalosh, ndërkohë që e godiste nganjëherë në shpatullën e majtë.

Fun

19/03/2018 15:18

Zënka e tyre u ndal, kur djaloshi me bluzë portokalli iu hodh në sulm këtij që po fjalosej me vajzën.

Mirëpo gjendja ndryshoi plotësisht kur ky i fundit e kapi për qafe dhe e shtrëngoi djalin me bluzë portokalli, shkruan lajmi.net

Ai u zmbraps dhe e shtrëngoi edhe më shumë derisa djaloshi ‘portokalli’ po i humbte forcat.

Kur e panë nxënësit tjerë, vrapuan që ta largonin ‘dhunuesin’ për ta shpëtuar tjetrin, derisa ai e lëshoi pa vetëdije në tokë dhe iku.

Shikoni videon më poshtë. /Lajmi.net/