Fillim i mirë për Kosovën

Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki u nda i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve të tij në barazimin 0:0 me Haitin në ndeshjen e parë ndërkombëtare të zhvilluar sot në Mitrovicë. Kosova e dominoi ndeshjen por nuk arriti të shënojë gol, me çka dështoi të nxjerr fitoren e merituar. Por, Bunjaki nuk dëshpërohet, atij i pëlqeu…

Sport

05/03/2014 16:20

Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki u nda i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve të tij në barazimin 0:0 me Haitin në ndeshjen e parë ndërkombëtare të zhvilluar sot në Mitrovicë.

Kosova e dominoi ndeshjen por nuk arriti të shënojë gol, me çka dështoi të nxjerr fitoren e merituar. Por, Bunjaki nuk dëshpërohet, atij i pëlqeu ekipi.

“Ka qenë një lojë me shumë emocione. Ka qenë kohë shumë e shkurtër për lojtarët për t’u përgatitur për lojtarët. Për fillim është shumë mirë. Do të punojmë në vazhdimësi, dhe besoj se të gjithëve do t’u vjen mundësia”, deklaroi ai pas ndeshjes.

“Puna fillon qysh tash. E kemi krijuar një përbërje dhe bazohemi në të. Duhet të kemi hapësirë për talentë të rinj por duhet t’u japim hapësirë edhe lojtarëve që luajtën sot”, shtoi Bunjaki rreth punës për të ardhmen.