Fillim i mbarë, Tottenhami mposht Newcastlen në udhëtim

Tottenhami e ka nisur në mënyrën e duhur edicionin e ri në Premierligë.

Sport

11/08/2018 15:26

Londinezët shënuan fitore në udhëtimin e vështirë te Newcastle.

Ekipi i Maurizio Pochettinos fitoi me rezultat të ngushtë, 2:1.

Që të tre golat u shënuan në fillim të ndeshjes. Vertonghen kaloi Tottenhamin në epërsi, por Joselu barazoi shifrat.

Megjithatë, golin e fitores për Spurs e realizoi Dele Alli me kokë.

Kësisoj, Tottenham sinjalizon që edhe këtë edicion do të jetë protagonist në Premierligë. /Lajmi.net/