Fillim ‘galaktik’

Gareth Bale ka thënë se është i kënaqur me fillimin e karrierës së tij në Real Madrid. Ylli uellsian u bë futbollisti më i shtrenjtë në botë kur iu bashkua gjigantit madrilen nga Tottenham Hotspur në fund të afatit kalimtar të verës për rreth 100 milionë euro. Ai shënoi në debutimin e tij për Realin…

Sport

18/09/2013 16:00

Gareth Bale ka thënë se është i kënaqur me fillimin e karrierës së tij në Real Madrid. Ylli uellsian u bë futbollisti më i shtrenjtë në botë kur iu bashkua gjigantit madrilen nga Tottenham Hotspur në fund të afatit kalimtar të verës për rreth 100 milionë euro.

Ai shënoi në debutimin e tij për Realin në barazimin 2-2 me Villarrealin në fundjavë në kuadër të La Ligës kurse u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë të ndeshjes kundër Galatasarayt në Ligën e Kampionëve të martën.

Ai luajti rol në dy golat e shënuar nga Cristiano Ronaldo, i cili në fund realizoi het-trik. Por, Bale nuk u brengos pse e nisi duelin si rezervist, dhe është i lumtur që u aktivizua në garën elite të klubeve evropiane.

“Është e jashtëzakonshme dhe një arsye e madhe pse kam ardhur në këtë klub të madh, për të luajtur në garat më të mëdha në botë dhe jam ndjerë mirë kur kam hyrë në fushë, që fituam dhe me fillimin e mirë”, deklaroi Bale për Sky Sports.