Filipinet po planifikojnë një qytet “pa ndotje” prej 14 miliardë dollarësh që do të jetë më i madh se Manhattan (Foto)

Manila, kryeqyteti i hiper-dendur i Filipineve, është i njohur për bllokimet e saj të trafikut.

Auto & Tek

27/05/2018 14:09

Në një sondazh të vitit 2016 , kompania e lundrimit Waze e cilësoi Manilën si “qyteti me trafikun më të keq në Tokë”.

Mbështetja e qytetit në makina po ashtu përkeqëson problemin e rritjes së ndotjes së ajrit .

Si një zgjidhje e mundshme ndaj smogut dhe bllokimit të Manilasë, vendi planifikon të ndërtojë një qytet krejtësisht të ri dhe më të qëndrueshëm të quajtur New Clark, transmeton lajmi.net.

Planet për zhvillimin e 14 miliardë dollarëve, në qytetin i cili do të jetë më t mëdha se Manhatani – bëjnë thirrje për dronë, makina pa shofer, teknologji që do të reduktojnë përdorimin e ujit dhe të energjisë së ndërtesave, një kompleks sportiv gjigant dhe shumë hapësirë ​​të gjelbëruar.

Hidhni një sy më poshtë. /Lajmi.net/