Filipinasit ikin nga tajfuni (Foto)

Dhjetëra mijëra njerëz janë duke u larguar nga shtëpitë e tyre në verilindje të Filipineve duke kërkuar strehim më të sigurt në brendi të këtij shteti, pasi të shtunën në mbrëmje pritet goditja nga Tajfuni Hagupit, që aktualisht po levizë mbi oqean me shpejtësi 250 kilometra në orë. 

Bota

05/12/2014 11:26

Kjo pjesë e këtij vendi,  që përfshin edhe qytetin Tacloban, u godit edhe vitin e kaluar nga cikloni, Tajfuni Haiyan, që la të vdekur mbi shtatë mijë njerëz, ndërkohë që shumë prej atyre që shpëtuan ndodhen ende nëpër strehimore të përkohshme pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan.

Haiyan ishte cikloni më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë mbi tokë, që goditi brigjet e Filipineve me shpejtësi 245 kilometra në orë, derisa tajfuni Hagupit që do të godet  këto brigje të shtunën në mbrëmje, pritet të ketë rënie të shpejtësisë për 40 kilometra në orë.

Megjithëkëtë, ky tajfun që po vjen llogaritet i fuqishëm, dhe për rrjedhojë, peshkatarët janë larguar nga brigjet, derisa mijëra banorë që nuk kanë pasur mundësi të ikin në brendi të Filipineve, janë futur nëpër stadiume, kisha dhe objekte që vlerësohen se janë të forta dhe përballin stuhinë që do të shkakton valë deti më së paku deri në tri metra lartësi.

Shkollat dhe zyrat qeveritare janë mbyllur, ndërkohë që pa pasur radhë të gjata të njerëzve për tu pajisur me ushqime në dyqane dhe përpara pikave të karburantit, njofton BBC, transmeton lajmi.net