Filipe Luis zbulon klubin e Griezmannit për sezonin e ri (FOTO)

Filipe Luis është i sigurt se Antoine Griezmann nuk do të largohet nga Atletico Madrid.

Sport

11/04/2017 08:12

Antoine Griezmann nuk do të largohet nga Atletico Madrid, sipas bashkëlojtarit të tij, Filipe Luis.

26-vjeçari vazhdon të spekulohet me largim nga Atletico Madrid. Por, Luis beson se francezi do të mbetet në Atletico.

“Ne nuk kemi asgjë për të thënë, të gjithë janë të sigurt se Griezmann do të mbetet”, deklaroi Luis, përcjell “lajmi.net”.

“Ai është gjenial dhe kjo është arsyeja pse ai përmendet si kandidat për ta fituar “Topin e Artë”. Çdo javë është gjithnjë e më i mirë”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy