Filipe Luis: Messi ndalet vetëm në këtë mënyrë

Mbrojtësi i majtë i Atletico Madridit, Filipe Luis, ka treguar se si ndalet Leo Messi.

Sport

12/10/2017 17:44

Ai tha që duhet të shndërrohet në “kasap” për ta ndalur yllin e Barcelonës.

“Unë jam gjithmonë në rolin e ‘kasapit’. E di mënyrën më të mirë për ta ndalur atë. Duhet të jeni shumë agresiv”, deklaroi Luis, përcjellë “Lajmi.net”.

“Më pëlqen shumë të luaj ndaj Messit. Unë jam një djal i keq gjatë ndeshjes, por ai gjithmonë më shtrëngon dorën pas ndeshjes dhe nuk më qorton”, shtoi ai.

Messi ka shënuar 27 gola në 34 ndeshje me Atletico Madridin. /Lajmi.net/