Fileta salmoni në folie

Përbërësit:

Lifestyle

04/02/2018 09:17

1 kg salmon

2 lugë gjalpë ose margarinë
1 limon, pak kripë, majdanoz
Disa kokrra ulliri, vaj
2-3 thelpinj hudhre
Sallatë të përzier turshi

Filetat e peshkut ndahen në dy centimetra trashësi dhe palosen në katër folie alumini të lyera me yndyrë. Spërkaten me lëng limoni, piper dhe kriposen, kurse mbi u hidhet sallata. Folia mbyllet mirë. Piqen në furrë ose skarë për 45 minuta.

Shërbehen duke i zbukuruar me ullinj dhe majdanoz të grirë hollë. /Lajmi.net/