Filarmonia e Kosovës gati për koncertin në Romë, ja detajet – Lajmi.net
Filarmonia e Kosovës gati për koncertin në Romë, ja detajet
Autori: Lajmi.net EntertainmentKulturë/ArteMusic 15:58, 29 August 2016
Filarmonia e Kosoves
Filarmonia e Kosoves
Drejtuesit e Filarmonisë së Kosovës, sot në një konferencë për media kanë njoftuar për detajet e koncertit që do të mbahet në Romë të Italisë për nder të humanistes shqiptare, Nënë Tereza.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari ka konfirmuar pjesëmarrjen e yjeve shqiptare në këtë eveniment. Ai tha se Rita Ora, Inva Mula, Lorik Cana janë disa nga emrat me renome botërore, që do të marrin pjesë në këtë koncert.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari ka thënë se ky koncert madhështor i cili do të mbahet në Romë, ka një program të begatë përgjatë vigjiljes së shenjtërimit të Nënës Terezë, duke e quajtur atë si një ditë të madhe historike për kombin shqiptar.

“Në këtë eveniment koncert të madh që i dedikohet Nënë Terezës, përkatësisht realizohet në vigjilje të shenjtërimit të Nënë Terezës siç e dimë që do të bëhet më 4 shtator. Orkestra simfonike dhe Kori i Filarmonisë së Kosovës do të realizojë një koncert madhështor me një program të begat me vepra të kompozitorëve shqiptar dhe botëror, për të shënuar këtë ditë të madhe historike për kombin shqiptar.

Kemi nderin si institucion që jemi boshti i këtij evenimenti, pra me një aparat interpretosh prej 125 instrumentistësh dhe koristësh dhe natyrisht që krahas orkestrës simfonike dhe korit profesional  të filarmonisë së Kosovës në këtë program do të marrin pjesë edhe solistët e mëdhenj vokal dhe instrumental të kombit shqiptar, bëhet fjalë për  emrat e mëdhenj si dhe natyrisht kemi edhe yllin e mirënjohur jo vetëm evropian-botëror por edhe shqiptar, Rita Ora e cila e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë koncert ku do të këndojë, i gjithë ky aktivitet ka qenë iniciativë e Ipeshkvisë së Kosovës muaj më parë”, tha Jashari.

Orkestrën simfonike të Filarmonisë së Kosovës do ta orientojnë tre dirigjentë: Rafet Rudi, Bujar Llapaj, Kreshnik Aliçkaj.

Dirigjenti i Filarmonisë së Kosovës, Rafet Rudi ka thënë se paraqitja artistike e korit do të jetë e veçantë, jo për atraktivitetin e veprave, aq sa për rëndësinë e tyre historike.

“Kori, do të prezantoj veprat e Jan Kukulezit dhe Gjergj Danush Llapacaj. Kjo paraqitje e Korit do të jetë e veçantë, jo për atraktivitetin e veprave, aq sa për rëndësinë e tyre historike. Këto dy vepra, përkojnë plotësisht me vet karakterin e këtij evenimenti…Kombi ynë I takon tri feve, dhe kontributi i figurave që kanë vepruar në këto komunitete, kanë formuar njëkohësisht trungun kulturor të kombit tonë, qëndrueshmërinë dhe lashtësinë e tij .Ky  koncert dhe këto vepra, do të dëshmojnë kontributin e madh të njërës prej shtyllave kryesore të trungut tonë kulturor, shtyllë që dëshmon orientimin dhe karakterin evropian të kulturës sonë”, tha Rudi.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, ka treguar po ashtu se Qeveria e Kosovës, për këtë organizim i ka ndarë 300 mijë euro. Mjete këto që do të u mundësojnë solistëve udhëtimin drejtë Italisë, dhe akomodimit për tre ditë qëndrimi në Romë.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Urban Basketball
  • Play World Soccer Champion
  • Play Rock Wheels