Fiksimi ju dërgon në martesë

Mendoni çdo natë për të para se të bini në shtrat? Atëherë ju me të vërtetë jeni fiksuar pas saj/tij, dhe kjo shumë shpejtë do të ju dërgojë në martesë.

Lifestyle

21/08/2014 19:11

Sipas një raporti të ri nga National Marriage, gati shumica e të martuarve të rinj ishin të fiksuar pas njëri-tjetrit. Studimi u bë në më shumë se 1000 të rritur të moshës 18-34. Më pas studiuesit i përcollën ata për gati 5 vite, duke i studiuar 418 të rritur që ishin martuar në atë kohë.

Ata gjetën se 32% të njerëzve të martuar raportuan se lidhja e tyre filloi si një fiksim edhe pse definicioni i “fiksimit” nuk ishte i definuar qartë, kështu që ata kanë mundur ta interpretojnë atë në shumë mënyra, transmeton Lajmi.net.

Por, në mënyrë interesante, këta njerëz gjithashtu kishin raportuar cilësi më të lartë martesore se sa ata të cilët nuk e kishin filluar lidhjen si fiksim.

Vetëm 36% të çifteve të cilët ishin të fiksuar në fillim pas njëri-tjetrit kishin një cilësi më të lartë martesore, krahasuar me 42% të atyre të cilët nuk ishin të fiksuar.

Përderisa kjo mund të duket si një paralajmrim për juve që jeni të fiksuar pas njëri-tjetrit, mos ngurroni edhe të martoheni pasi që lidhja juaj martesore do të jetë me të vërtetë e fortë, bazuar në këtë studim.