Fikni telefonin pas orës 10 të darkës, ja arsyeja

“Njerëzit që nuk arrijnë të ndjekin ritmin e trupit të trupit të tyre kanë më shumë mundësi që të kenë depresion dhe probleme të shëndetit mendor,” thotë studimi që anketoi 91 mijë njerëz në Angli.

Auto & Tek

05/10/2018 00:00

Ata që janë më pak aktivë gjatë ditës dhe më aktivë ose të shqetësuar gjatë natës janë të rrezikuar që të kenë rritje të depresionit, çrregullime bipolare dhe humor keq.

Hulumtuesit e Universitetit të Glasgoë thonë se përçarja në ritmet normale të qarkullimit, të cilat punojnë në një cikël gjumë-zgjim për 24 orë shoqërohet me një ndjeshmëri më të madhe ndaj çrregullimeve të humorit.

Ata që morën pjesë kishin nivelet e aktivitetit të tyre të monitoruara gjatë një jave. Profesori Daniel Smith tha: “Një ritëm i shëndetshëm duhet të jetë aktiv gjatë ditës dhe joaktiv natën. Ky është studim i rëndësishëm që tregon lidhjen e fuqishme mes ritmit të ndërprerë të qarkullimit dhe crregullimeve të humorit.”

Studimi zbuloi dhe faktin që personat që zgjedhin të qëndrojnë gjatë zgjuar natën duke punuar apo përdorur celularin kanë gjasa të ndihen të vetmuar dhe më pak të lumtur, prandaj sugjerohet që aktiviteti të përfundojë rreth orës 10.