Figura femërore ka masat e veta – llogaritni a janë masat tuaja ideale – Lajmi.net
Figura femërore ka masat e veta – llogaritni a janë masat tuaja ideale
Autori: Lajmi.net FitLifestyle 11:36, 17 December 2017
Pjesëtarët e gjinisë mashkullore preferojnë figurë të rrumbullakuar sikur forma e orës së rërës.

Trupi i femrës varet nga ideali i ndryshueshëm i bukurisë. Mirëpo, pas hulumtimeve të shumta dhe analizave të hollësishme, është zbuluar se saktësisht çfarë figure femërore duan meshkujt.

Nëse keni menduar që nuk ekziston formula, e keni gabim.  Ekziston formula sipas së cilës llogaritet atraktiviteti i trupit të femrës.  Pjesëtarët e gjinisë mashkullore preferojnë figurë të rrumbullakuar sikur forma e orës së rërës – pa marrë parasysh a është femra thatanike apo ka trup paksa më të bëshëm, transmeton Telegrafi.

Raporti midis dimensionit të belit dhe kërdhokullave
Raporti vendimtar i belit dhe i kërdhokullave në rastin më ideal është 0,7. Është optimale që vlera të jetë nën 0,85.  Kjo vlerë është WHR-ja ideale, thonë shkencëtarët, të cilët njëkohësisht edhe rritin atraktivitetin e femrës.

Si llogaritet WHR-ja 
Koeficienti llogaritet në këtë mënyrë: Pjesëtohet me dimensionet e belit me dimensionet e kërdhokullave, ashtu që dimensionet e belit maten midis kockës së komblikut dhe harkut të brinjës, ndërkaq kërdhokullat në vendin më të gjerë. Është interesant edhe fakti që edhe për meshkujt ekziston WHR-ja ideale. Vlera është 1,0 e më ulët.

Fjalët kyçe: masa ideale, trupi i femres

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Urban Basketball
  • Play World Soccer Champion
  • Play Zombie Big Trouble