Figo ‘nervozon’ Ronaldon me deklaratën për Messin

Luis ka thënë se nuk befasohet nga paraqitja fantastike e Lionel Messit në ndeshjen mes Argjentinës dhe Ekuadorit.

Sport

13/10/2017 11:03

Luis Figo ka lavdëruar Lionel Messin duke rrezikuar ta hidhërojë shokun e tij, Cristiano Ronaldo.

Legjenda e Portugalisë ka thënë se nuk befasohet nga paraqitja fantastike e Messit që realizoi het-trik në fitoren e Argjentinës ndaj Ekuadorit me rezultat 3:1 që e kualifikoi ekipin e tij në “Kampionatin botëror 2018”.

“Messi nuk më befason më. Jemi mësuar nga ky nivel i paraqitjeve të tij”, deklaroi Figo për “Cadena Cope”, përcjell “lajmi.net”.

“Njerëzit e futbollit nuk kishin kurrë dyshime për skuadrën e Argjentinës”, theksoi ai. /Lajmi.net/