Fifi së shpejti publikon super-baladën në duet me një artist të njohur

Fifi është shumë aktive në profesionin edhe si tekstshkruese, por edhe si këngëtare.

ShowBiz

25/09/2018 15:38

Ajo përmes rrjeteve sociale ka njoftuar që së shpejti publikohet kënga e saj e re, që këtë herë do të jetë baladë, shkruan lajmi.net.

Madje, këngëtarja premtoi se ky projekt do të jetë mega-hit dhe se ka bashkëpunuar me një super-artist.

Fifi nuk ka preferuar të zbulojë më shumë detaje, vetëm se kënga do të lansohet brenda pak javësh dhe se me të do të paraqitet në festivalin “Kënga Magjike”.

Për ndryshe, kënga e fundit nga Fifi është “Habibi”, të cilën e solli në bashkëpunim me Lamar. /Lajmi.net/