Fifi kritikon ashpër reperet shqiptare: Japin shembull prostitucionin dhe drogën…

Reperi është zhanër shumë i pëlqyer tek publiku, andaj artistët janë shumë aktiv në realizimin e projekteve të reja në këtë zhanër.

ShowBiz

14/07/2018 21:14

Përveç reperëve, së fundi skena muzikore shqiptare po pasurohet me emra të rinj edhe nga gjinia femërore, shkruan lajmi.net.

Tayna dhe Rina Balaj janë dy prej repereve më të reja në skenvs sonë muzikore, emrat e të cilëve u pranuan shumë shpejt tek publiku.

Edhe pse këngët e tyre po bëjnë bujë tek audienca, ka disa që nuk pajtohen me mënyren e të bërit rep nga këto artiste.

Këngëtarja Filloreta Raçi-Fifi, ka qenë së fundi e ftuar në emisionin “Thumb”, meqë rast ka pasur disa kritika për Taynën dhe Rinën.

“S’ka lidhje nuk e klasifikoj veten si repere. Përpara meje ka qenë Gjira, para Gjirës Mc Mimo dhe nuk mund të thotë dikush që unë jam e para. E rëndësishme është që ta dinë kush është shkolla. Është dikush këtu profesori, unë. Është një profesor që po i rrit me tekste. Nuk i di nëse i bëjnë tekstet vetë. Unë i kam dëgjuar u uroj suksese. Më vjen shumë keq që po u bëjnë reklamë prostitucionit drogës dhe lëndëve narkotike në këtë rast. Ishalla kthjellohen. Repi është revolucion jo drogë dhe prostitucion. Njerëzit e kanë bërë për të kallëzuar realitetin, flitet për gjëra që nuk ia vlen fare të diskutohet për to. Harrojmë që jemi në Shqipëri.”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/