FIFA “shtang” Januzajn me vendimin interesant

Debutimi i Adnan Januzajt me Belgjikën tashmë nuk njihet zyrtarisht nga FIFA.

Sport

15/11/2017 22:02

FIFA ka anuluar ndeshjen ndërmjet Belgjikës dhe Luksemburgut të vitit 2014, aty ku kishte debutuar edhe Adnan Januzaj

Arsyeja e anulimi të kësaj miqësoreje është se Belgjika kishte bërë shtatë zëvendësime, një më shumë se sa ishte e lejuar dhe fitorja 5:1 tashmë është anuluar.

Ky vendim nuk ka sjellë vetëm këtë pasojë.

Edhe debutimi i Adnan Januzajt me Belgjikën tashmë nuk njihet zyrtarisht nga FIFA.