FIFA s’e ndërron orarin e Botërorit

FIFA nuk e ka ndërmend ta ndryshojë orarin e ndeshjeve që do të fillojnë në ora 13:00. Fenapaf e konsideron të rrezikshëm këtë orar, për shkak të temperaturave të larta në Brazil, por shtëpia e futbollit botëror thotë se gjithçka është nën kontroll.

Sport

22/05/2014 10:35

FIFA nuk është duke e konsideruar fillimin e ndeshjeve të Botërorit. Këtë javë, unioni brazilian i futbollistëve (Fenapaf) kishte kërkuar nga qeveria e futbollit botëror që ta ndryshojë kohën e 24 ndeshjeve që janë paraparë të zhvillohen në ora 13:00 (17:00 me kohën tonë), duke e argumentuar këtë se lagështia dhe vapa e madhe në disa vende, mund t’i vë lojtarët në rrezik.

Fenapaf gjithashtu ka insistuar se, së paku, dy minuta pushim duhet të bëhen në çdo pjesë të ndeshjeve, për t’u freskuar lojtarët me ujë.

Megjithatë, FIFA e ka hedhur poshtë ndryshimin e orarit të ndeshjeve për evenimentin që do të mbahet muajin e ardhshëm në vendin jug-amerikan.

“Stafi mjekësor i FIFA-s është e monitoron me kujdes situatën gjatë çdo kompeticioni të saj, për ta mbrojtur shëndetin e lojtarëve”, ka njoftuar organizata përmes një konference për shtyp.

“Ftohja e stadiumit do të konsiderohet lojë pas loje, në 64 ndeshje sa do të zhvillohen. Gjithashtu, kushtet klimatike do të vlerësohen në çdo ndeshje nga stafi mjekësor i FIFA-s”.

“Temperaturat më të larta do të jenë në Manaus, Cuiaba e Fortaleza, ku nuk do të ketë ndeshje nga ora 13:00 gjatë fazës së grupeve”, përfundon FIFA.