FIFA refuzon kërkesën e Barçës për të transferuar lojtarë

FIFA i është përgjigjur negativisht kërkesës së Barcelonës për të transferuar ndonjë lojtar, pas lëndimit që ka pësuar Thomas Vermaelen.

Sport

08/12/2014 16:23

Barcelona ditë më parë ka dërguar një kërkesë në FIFA, për të transferuar së paku një lojtarë, pas lëndimit të Thomas Vermaelen.

Sidoqoftë, FIFA i është përgjigjur negativisht kërkesës së gjigantit spanjoll, edhe pse skuadra e drejtuar nga Luis Enrique është në halle në fazën defanzive.

Vermaelen u transferua te Barcelona gjatë verës nga Arsenali, mirëpo ende nuk e ka bërë debutimin e tij me këtë fanellë, për shkak të lëndimeve.

Ai do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për disa muaj, pasi javën e kaluar i është nënshtuar një operacioni në Finlandë.