FIFA përcakton listën e gjyqtarëve të Botërorit – Lajmi.net
FIFA përcakton listën e gjyqtarëve të Botërorit
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Sport 7:14, 30 March 2018
99 gjyqtarët e caktuar përfaqësojnë 46 shtete dhe janë përzgjedhur nga plot 53 treshe arbitrash.

FIFA përcakton listën përfundimtare të 36 arbitrave që do të drejtojnë 64 ndeshjet e fazës finale të kampionatit të ardhshëm botëror, kompeticion që do të startojë më datë 14 qershor në Rusi. Komisioni i posaçëm i organizmit më të lartë të futbollit botëror caktoi gjithashtu edhe 63 gjyqtarët asistentë të këtij aktiviteti, sidoqoftë bie në sy shpërndarja e zakonshme gjeografike, që përkon edhe me moton e FIFA-s për masivizimin e sportit më të dashur në planet, anembanë globit.

99 gjyqtarët e caktuar përfaqësojnë 46 shtete dhe janë përzgjedhur nga plot 53 treshe arbitrash, të cilët u përgatitën dhe testuan për një periudhë 3-vjeçare. FIFA organizoi seminare të vazhdueshme dhe arbitrat kaluan përgjatë një procesi përgatitor, ku u vlerësuan aftësitë individuale e personaliteti, si dhe aftësia e çdonjërit prej tyre për t’u përshtatur me taktikat e veçanta që përdorin skuadrat apo dhe leximin e situatave të ndryshme të lojës.

Evropa spikat me numrin më të madh të arbitrave, 10 janë gjyqtarë kryesorë ndërsa 20 është numri i asistentëve nga Kontinenti i Vjetër. Ndër emrat më të rëndësishëm nga Evropa është gjermani Felix Brych, që drejtoi finalen e edicionit të kaluar në Champions League ndërmjet Realit të Madridit e Juventusit dhe ka eksperiencë edhe në botërorin brazilian si dhe në kampionatin e fundit evropian Francë 2016.

UEFA përfaqësohet gjithashtu me italianin Gianluca Rocchi, turkun Cuneyt Cakir, rusin Sergei Karasev, holandezin Bjorn Kuipers, serbin Milorad Mazic, spanjollin Mateu Lahoz, sllovenin Damir Skomina, polakun Szymon Marciniak si dhe francezin Clement Turpin. Përsa i përket pjesës tjetër dy arbitra janë nga Oqeania, ndërkaq gjithë konfederatat që mbeten kanë një ndarje të barabartë ndërmjet tyre, me Afrikën, Azinë, Amerikën e Jugut si dhe Amerikën Qendrore e Veriore që përfaqësohen me nga 6 gjyqtarë secila.

Një tjetër seminar dyjavor do të mbahet në Itali, në Coverciano në gjysmën e dytë të muajit prill, ku do të marrin pjesë gjithashtu edhe kandidatët që do të ngarkohen me përgjegjësitë e VAR-it, për të vepruar si Video Assistant Referee, ndërkaq zyrtarë të lartë të FIFA-s kanë bërë të ditur se seminari përfundimtar për arbitrat do të zhvillohet në Moskë, dhjetë ditë përpara se të fillojë kampionati i ardhshëm botëror, transmeton “SS”.

Spikat mungesa e madhe e shpikësve të futbollit Anglisë, që nuk do të ketë arbitër në një aktivitet të këtyre përmasave për herë të parë që nga Kupa e Botës e vitit 1938, megjithëse në botërorin rus bie në sy gjithashtu edhe mungesa e gjithë vendeve të Home Nations në këtë aspekt, pra përveç Anglisë në edicionin e 21 të kampionatit botëror nuk do të ketë qoftë edhe një gjyqtar as nga Skocia, Uellsi apo dhe Irlanda.

Lista e 36 gjyqtarëve kryesorë të ‘Rusi 2018’:
1 Felix BRYCH
2 Cüneyt CAKIR
3 Sergey KARASEV
4 Bjorn KUIPERS
5 Szymon MARCINIAK
6 Antonio Miguel MATEU LAHOZ
7 Milorad MAZIC
8 Gianluca ROCCHI
9 Damir SKOMINA
10 Clement TURPIN
11 Julio BASCUÑAN
12 Enrique CACERES
13 Andres CUNHA
14 Nestor PITANA
15 Sandro RICCI
16 Wilmar ROLDAN
17 Joel AGUILAR
19 Jair MARRUFO
20 Ricardo MONTERO
21 John PITTI
22 Cesar Arturo RAMOS PALAZUELOS
23 Fahad AL MIRDASI
24 Alireza FAGHANI
25 Ravshan IRMATOV
26 Mohammed Abdulla MOHAMED
27 Ryuji SATO
28 Nawaf Abdulla SHUKRALLA
29 Mehdi ABID CHAREF
30 Malang DIEDHIOU
31 Bakary Papa
32 Ghead GRISHA
33 Janny SIKAZWE
34 Weyesa Bamlak
35 Matthew CONGER
36 Norbert HAUATA

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO