FIFA “pastron” Botërorin nga dopingu rus: S’ka gjurmë në futboll

FIFA ka zbritur në skenë për të mbrojtur futbollin.

Sport

23/05/2018 12:38

Shumë disiplina sportive në Rusi janë faktuar në vitet e fundit se përdorin substanca të ndaluara që rritin artificialisht performancat, madje kanë sjellë edhe dënime të ashpra me përjashtime nga Olimpiada apo turne ndërkombëtarë.

Por, përballë skepticizmit për të pranuar ose jo, se dopingu nuk është diçka që mbështetet nga shteti, FIFA ka zbritur në skenë për të mbrojtur futbollin.

Institucioni më i lartë i futbollit botëror zbuloi se, asnjë prej lojtarëve që do të përfaqësojnë Rusinë në turneun që nis muajin tjetër nuk ka dështuar në testet antidoping në të kaluarën. FIFA hetoi mbi pretendimet e një raporti të pavarur, që gjeti fakte mbi përdorimin e substancave të ndaluara nga Rusia në Lojëra Olimpike, por nënvizoi se nuk ka gjurmë të tilla në futboll, transmeton “TCH”.

Asnjë prej emrave në listën provizore të Rusisë, për Botërorin që organizohet në këtë vend, nuk ka qenë subjekt dënimi. Më herët, raporti i pagëzuar me emrin e investiguesit “McLaren”, kishte zbuluar se të paktën 1.000 sportistë rusë në Lojërat Olimpike dhe ato Paralimpike kishin përfituar nga mbështetja e shtetit për të fshehur analizat e vërteta që tregonin përdorimin e dopingut.

Rusia nis fushatën e saj në Botërorin e kësaj vere me ndeshjen e parë të turneut të programuar ndaj Arabisë Saudite, të shtunën e 14 qershorit.