FIFA merr vendim për heroin e Kroacisë që ‘provokoi’ Rusinë dhe Putinin

Frika për dënimit e Domagoj Vida nga FIFA është larguar nga kampi i Kroacisë.

Sport

08/07/2018 17:04

Komisioni Disiplinor i FIFA-s nuk do të dënojë mbrojtësin kroat për videon e shpërndarë pas fitores ndaj Rusisë në Kupën e Botës së bashku me njërin nga anëtarët e stafit të trajnerit Zlatko Daliq.

Pas fitores së Kroacisë ndaj Rusisë në çerekfinale të Kupës së Botës, Vida së bashku me Ognjen Vukojevic, kanë shpërndarë një video ku thërrisnin ‘Lavdi Ukrainës’, e gjitha kjo për të falënderuar mbështetësit e tyre të shumtë te Dynamo Kiev, pjesë e cilës skuadër kanë qenë të dy.

Këndimi ‘Lavdi Ukrainës’ është marrë si një mesazh politik duke ditur raportet e Rusisë me këtë vend.

Por tani gjithçka është sqaruar, dhe FIFA nuk do të dënojë Vidan.

Këtë e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Kroacisë, ku cek se mbrojtësit i është bërë vetëm një paralajmërimin, por jo ndonjë penalizim.

“Më vjen keq që përmes medieve është interpretuar mënyra e komunikimit tonë. Sigurisht që kjo nuk ishte një mesazh politik, por vetëm falënderim për mbështetjen që kemi marrë nga Ukraina, ku kemi luajtur për shumë vite. Nuk ishte qëllimi ynë të fyejmë askënd”, ka deklaruar Vida./Lajmi.net/