FIFA kurdisi ndeshjet e Botërorit 2002 (VIDEO)

FIFA ka kurdisur ndeshje të Kampionatit botëror 2002 duke favorizuar nikoqirin e garës, Korenë e Jugut.

Sport

29/05/2015 09:41

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” ka bërë akuza të rënda ndaj FIFA-s duke thënë se Shtëpia Ndërkombëtare e Futbollit kurdisi ndeshjet duke favorizuar Korenë e Jugut në Botërorin 2002.

Skuadra nikoqire e garës mes shumë polemikash kishte eliminuar Italinë dhe Spanjën. Italianët u ndanë të pakënaqur me ndarjen e drejtësisë, njësoj sikurse spanjollët që protestuan ndaj gjyqtarit Al Ghandour.

Egjiptiani anuloi dy gola në rrethana të diskutueshme, dhe “Corriere dello Sport” në ballinën e sotme ka publikuar një artikull që akuzon FIFA-n se e tëra ishte bërë me qëllim që të favorizohej Koreja e Jugut.

Akuzat vijnë në ditën kur FIFA do të votojë për presidentin e ri.