FIFA: Kosova, kombëtarja me rritjen më të madhe në vitin 2018

Kosova është kombëtarja me rritjen më të madhe në FIFA të shënuar në vitin 2018 sipas një raporti të publikuar sot (e enjte) nga shtëpia më e madhe e futbollit.

Sport

20/12/2018 11:18

‘Dardanët’ kanë përmbyllur një vit historik, duke fituar vendin e parë në grupin e tretë në Ligën D në Ligën e Kombeve, që i jep mundësi që përmes ‘Play Offit’ të synojë Kampionatin Evropian.

Kosova vitin 2018 e ka përmbyllur pa humbje, gjë që ka bërë që ‘Dardanët’ të jenë kombëtarja me rritjen më të madhe në renditjen e FIFA-s për këtë vit, duke u ngritur për 46 vende.

Në ranglistën e muajit dhjetor Kosova ka mbetur një pozitën e njëjtë, 131, por gjatë vitit kalendarik, ka shënuar rritje për 46 vende, shkruan lajmi.net.

Vitin 2018 si lidere në renditjen e FIFA-s e mbyll Belgjika, që ndiqet nga Kombëtarja e Francës./Lajmi.net/