FIFA: Kosova i respektoi modalitetet

FIFA ka thënë se Kosova i respektoi modalitetet gjatë miqësores së parë ndërkombëtare kundër Haitit, javën e kaluar. Federata e Futbollit të Serbisë ishte ankuar se pala kosovare bëri shkelje të marrëveshjes së realizuar për miqësore, mirëpo, FIFA ka sqaruar se gjithçka ishte në rregull në ballafaqimin e zhvilluar më 5 mars në stadiumin Adem…

Sport

12/03/2014 09:40

FIFA ka thënë se Kosova i respektoi modalitetet gjatë miqësores së parë ndërkombëtare kundër Haitit, javën e kaluar.

Federata e Futbollit të Serbisë ishte ankuar se pala kosovare bëri shkelje të marrëveshjes së realizuar për miqësore, mirëpo, FIFA ka sqaruar se gjithçka ishte në rregull në ballafaqimin e zhvilluar më 5 mars në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë.

“Jemi të befasuar me ankesat që kemi marr në letër që po iu referohemi. Në letrën e juaj thuhet se nuk është respektuar pika e dytë e marrëveshjes së 10 janarit. Në pikën e dytë thuhet se FFK-ja nuk mund të vendos simbolet kombëtare (flamuri, emblema etj) ose himnin kombëtar. Sidoqoftë, ata janë të lejuar të bartin emrin Kosova në fanella dhe yllin”, thuhet në letrën e FIFA-së dërguar Federatës serbe.

“Pas shikimit të detajuar të letrës tuaj dhe bazuar në raportin e delegatit të FIFA-së që ka vëzhguar këtë lojë, mund të iu konfirmojmë se delegati i FIFA-së siguron që pika e dytë e marrëveshjes së 10 janarit është vëzhguar”.