FIFA: Komentet e Maradonës të papërshtatshme dhe të pabaza

FIFA ka reaguar pas akuzave nga Diego Armando Maradona.

Sport

05/07/2018 09:59

Diego Armando Maradano shpërtheu me akuza ndaj gjyqtarit amerikan Geiger dhe FIFA-s, pas eliminimit të Kolumbisë me 11-metërsha nga Anglia në 1/8-at e Botërorit.
Sipas El Pide de Oro, Kulumbia u vodh, pasi Harry Kane mori një penallti të paqenë, ndërsa qeveria e futbollit botëror është një institucion u korruptuar.
Me një qëndrim zyrtar, FIFA shpreh zhgënjimin e saj të madh për akuzat e një legjende të futbollit, siç është Maradona.

“Duke iu referuar komenteve të Diego Armando Maradonës për ndeshjen Kolumbi-Angli, FIFA konteston me forcë kritikat ndaj zyrtarëve të ndeshjes, sjellja e të cilëve ishte pozitive në kuadër të një sfidë të ashpër dhe emotive. Këto komente i konsideron të papërshtatshme dhe të pabaza. Jemi ekstremisht të keqardhur që lexojmë komente të tilla të thëna nga ai që ka shkruar historinë e futbollit.”