FIFA ka një lajm të hidhur për klubet e mëdha

FIFA ka bërë një njoftim zyrtare rreth afateve të transferimeve në vitin 2018.

Sport

30/01/2019 17:36

FIFA ka bërë të ditur se klubet botërore kanë shpenzuar shuma të majme në vitin që lamë pas.

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë ka zbuluar se klubet në mbarë botën kanë shpenzuar së bashku mbi 6 miliardë euro, përcjell lajmi.net.

Në këtë statistikë, FIFA ka bërë të ditur se rregullat për transferimet e lojtarëve mund të ndryshojnë, duke parë shumën e majme që po shpenzohet.

Shtëpia e futbollit botëror është duke i ndjekur disa skuadrave për shkelje të rregullit financiar, ndërsa dënimet pritet të shqiptohen me të përfunduar ky sezon. /Lajmi.net/