FIFA gëzon Liverpoolin (FOTO)

FIFA i ka dhënë përgjigje pozitive Liverpoolit për mbrojtësin afrikan, Joel Matip.

Sport

20/01/2017 23:11

Matip nuk kishte mundur të ndihmonte skuadrën e tij pas ankesës që kishte bërë Kameruni sepse Matip refuzoi të luaj për shtetin e tij në Kupën e Afrikës.

Por ankesa e Liverpoolit ka marrë sinjal pozitiv dhe se ai do të mund të ndihmojë skuadrën e tij në ndeshjen e nesërme ndaj Swanseas.

FIFA i ka konfirmuar Liverpoolit se mund të llogarisë në mbrojtësin Matip që nga xhiroja e radhës e Premierligës, që nis nesër.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6