FIFA është një “monstër globale”, tifozët nëpër botë përkrahin SHBA-të

Veprimet e papritura dhe të guximshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në skenën botërore, nuk ka qenë gjithmonë një recetë për duartrokitje globale. Por akuzat e saj për korrupsion ndaj 14 zyrtarëve të lartë të Federatës Botërore të Futbollit e kaun vendosur qeverinë amerikane në anën e “djathtë” të shumë medieve ndërkombëtare.

Bota

29/05/2015 13:29

“Ndaj parazitëve të FIFA-s që vodhën milionat, mashtruan e shantazhuan kompani futbolli, nuk duhet treguar asnjë mëshirë”, shkruajnë redaktori i “Times” nga Afrika e Jugut dhe shton se “amerikanët i kanë bërë botës një nder të madh nëse veprimet e të akuzuarve në fund do të detyrojë FIFA për të pastruar aktin e saj të turpshëm”.

Edhe në gazetën “Irish Times”, redaktori i sportit Emmet Malone ka shkruar një kolumne me titull “Shtetet e Bashkuara në shërbim të futbollit”, duke shprehur besimin e tij se FIFA, apo siç ka shkruar ai “shtëpia e ndërtuar nga kartat e bixhozit tashmë do të fillojë të të rrëzohet”.

Malone ka lavdëruar përpjekjet e autoriteteve tatimore amerikane për të ndalur veprimet korruptive të zyrtarëve të Federatës Botërore të Futbollit, e cila sot do të mbajë zgjedhjet për presidentin e saj të ri, në kongresin që ka filluar dje në Cyrih.

FIFA është një “monstër globale”, shkruan “Politico”, Tunku Varadarajan dhe se “ndeshja e saj tashti po zhvillohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Një nga komentatorët më të njohur të sportit në Australi, Simon Hill i “Fox Sport”, është edhe më të drejtpërdrejtë.

“Zoti e bekoftë Amerikën”, shkruan ai. “Kjo është ndoshta pak ironike, sepse një nga vendet e fundit në botë që ishte dashur të reagojë kudër keqqeverisjes së futbollit është Amerika, për shkak se nuk theksohet shumë në këtë lloj sporti,  por e mori guximin për të ndërprerë këtë lojë dhe t’i thotë stop korrupsionit sistematik në FIFA”.

Por jo të gjithë kanë një pikëpamje pozitive për akuzat e Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara ndaj zyrtarëve të lartë të FIFA-s. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka përsëritur se motivet e hetimeve amerikane në FIFA janë të ngjashme sikurse rastet rreth Edward Snowden dhe Julian Assange, shkruan BBC, raporton lajmi.net.

Të tjerët janë më pak konspirativ, por ende shohin indikacione se Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar kufijtë e saj të juridiksionit në rastin e skandalit të FIFA-s.

Noah Feldman nga “Bloomberg View’s” thotë se arrestimet në Zvicër kanë bërë jehonë të jashtëzakonshme në të gjithë botën, dhe gjithçka do të varët nëse edhe politika ashtu si tifozët, do të mbështesin përdorimin e një ligji amerikan që synon thyerjen e ndërmarrjeve të organizuara kriminale edhe jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“do të ishte mrekulli nëse bashkësia ndërkombëtare do të mbështesë këtë aksion. Historia ka treguar se sistemi i drejtësisë amerikane, si dhe sundimi i ligjit, janë të pamëshirshme ndaj rasteve korruptive. Dhe për shumë njerëz, me sa duket, edhe rasti i ndërhyrjes në FIFA, është një lajm i mirë. Sidomos për tifozët”. /lajmi.net/