Ekipi i vitit 2015 nga FIFA

Ekipi më i mirë i vitit 2015 nga FIFA pritet të jetë i dominuar nga lojtarët e Real Madridit dhe Barcelonës.

Sport

11/01/2016 13:51

Katër lojtarë të Real Madridit, katër të Barcelonës dhe tre të Juventusit, pritet ta përbëjnë 11-shen më të mirë të vitit 2015 nga FIFA, përcjell Lajmi.net nga Mundo Deportivo.

Ajo që bie në sy në këtë formacion, është mungesa e sulmuesit të Barcelonës Luis Suarez.

Ky pritet të jetë ekipi i vitit nga FIFA:

Buffon, Alves, Chiellini, Ramos, Marcelo, Iniesta, Pogba, Rodriguez, Messi, Neymar, Ronaldo.

Gazeta spanjolle raporton se këta futbollistë do të jenë të pranishëm sot në Zurich.