FIFA e vë në presion të madh Kosovën për Muriqin

Kosova është ende në stres para dy ndeshjeve të nëntorit.

Sport

13/11/2018 09:14

Kosova do të përballet me Maltën dhe Azerbajxhanin, ndërsa ka ftuar tre lojtarë të rinj.

Përfaqësuesja jonë ka marr lajmin e mirë nga FIFA, pasi u është dhënë leja, qendërmbrojtësit Mirlind Kryeziu dhe sulmuesit Shkëlqim Demhasaj, shkruan “lajmi.net”.

Mirëpo, Kosova është në presion të madh për lejën e Arijanet Muriqit, që ende nuk ka marr dritën e gjelbër të luajë për ne.

Përfaqësuesja jonë do të ketë kohë deri nesër ta kuptoj nëse portieri i talentuar do të lejohet të luajë.

Aktualisht, Muriqi është pjesë e Manchester Cityt, e që shihet si zëvendësuesi ideal i Samir Ujkanit. /Lajmi.net/