FIFA e shpall fituesin e ‘Topit të Artë’ para kohe? (FOTO)

FIFA e ka ka shpallur fituesin e ‘Topit të Artë’ për vitin 2015 para kohe.

Sport

06/01/2016 15:46

FIFA e ka zbuluar se Lionel Messi është fitues i ‘Topit të Artë për vitin 2015.

Në ueb faqen zyrtare të shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, emri i argjentinasit ka figuruar si fitues i këtij çmim për vitin 2015, për tu fshirë më pastaj, përcjell Lajmi.net nga Daily Mail.

Akoma nuk është konfirmuar se si ka ardhur deri tek ky lëshim i FIFA-së, apo nëse një gjë e tillë është publikuar gabimisht, ndërsa nëse me të vërtetë Messi do të shpallet më i miri në botë për vitin 2015, do ta kuptojmë më 11 janar.