FIFA e ka një lajm për klubet kosovare

Federata e Futbollit të Kosovë ka njoftuar të gjitha klubet pjesëmarrëse në garat që organizohen nga FFK, për programin "FIFA Connect".

Sport

25/05/2017 17:01

Klubet janë të obliguara të plotësojnë një formular, të cilin mund ta gjejnë në faqen zyrtare të Federatës.

Kjo formë ka qenë e iniciuar nga programi FIFA Connect dhe duhet të plotësohet patjetër nga gjitha klubet.

Data e fundit për dorëzim të formularit është 26 maj 2017, në ora 14:00.

Më poshtë e keni njoftimin e plotë të FFK-së.

“Në kuadër të programit “FIFA Connect” të gjitha klubet pjesëmarrëse në garat që organizohen nga FFK-ja janë të obliguara që të plotësojnë këtë formular (kliko këtu për ta shkarkuar) dhe të njëjtin të plotësuar duhet ta dërgojnë në emailin: [email protected].

Kjo formë ka qenë e iniciuar nga programi FIFA Connect dhe duhet të plotësohet patjetër nga gjitha klubet. Forma duhet të dërgohet më së largu deri më datën 26/05/2017 në orën 14:00″. /Lajmi.net/