FIFA e dënon Chelsean: S’ka transferime për dy vite?

Një lajm aspak i mirë për skuadrën e Chelsea.

Sport

15/11/2018 08:17

‘Blutë’ rrezikojnë të humbasin të drejtën e transferimeve për dy vitet e ardhshme.

Football Leaks ka zbuluar se Chelsea është pjesë e një hetimi të FIFA-s për shkelje të rregullave të transferimeve të lojtarëve të rinj, përcjell ‘lajmi.net’.

Skuadra nga ‘Stamford Bridge’ janë duke u hetuar në regjistrimin e 19 futbollistëve, ku 14 prej tyre kanë qenë të moshës së mitur.

Në listën e hetimeve të FIFA-s janë edhe skuadra të mëdha si Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid./Lajmi.net/