FIFA dënon Realin dhe Atleticon?

Barcelona pësoi keq pas dënimit të FIFA-s që i pamundëson të realizojë shitblerje të futbollistëve deri në verën e vitit 2015. Krejt kjo për shkak se gjiganti katalan u shpall fajtor për shkeljen e rregullave në transferimin dhe regjistrimin e një numri të futbollistëve të huaj të grupmoshës U-18. Mirëpo, njësoj si Barcelona mund ta…

Sport

03/04/2014 12:00

Barcelona pësoi keq pas dënimit të FIFA-s që i pamundëson të realizojë shitblerje të futbollistëve deri në verën e vitit 2015.

Krejt kjo për shkak se gjiganti katalan u shpall fajtor për shkeljen e rregullave në transferimin dhe regjistrimin e një numri të futbollistëve të huaj të grupmoshës U-18.

Mirëpo, njësoj si Barcelona mund ta pësojnë edhe dy rivalët e tjerë më të mëdhenj të La Ligës, Real Madrid dhe Atletico Madrid. Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, edhe Reali dhe Atletico kanë përdorur mënyra të njëjta me Barcelonën për të angazhuar disa futbollistë të rinj.

Dhe, FIFA thuhet se tashmë ka kërkuar nga Federata spanjolle e futbollit që të sqarojë nëse klubet ne fjalë kanë respektuar normat apo kanë bërë njësoj si Barcelona.

Nëse është kjo e fundit, atëherë ato rrezikojnë ta pësojnë njësoj sikurse gjiganti nga Camp Nou.