FIFA dënon Kosovën?

Eroll Salihu e ka konfirmuar hapjen e procedurave disiplinore kundër FFK, për ndeshjen me Kroacinë që u zhvillua në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Sport

18/10/2016 10:05

Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë këtë të hënë një letër nga FIFA, e cila nuk përmban lajm të mirë.

Sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu e ka konfirmuar hapjen e procedurave disiplinore kundër FFK, për ndeshjen me Kroacinë që u zhvillua në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Në letrën e dërguar sqarohet se shkaku janë incidentet që janë bërë në organizmin e kësaj ndeshjeje.

Dënimi pritet të jetë nga 30 mijë në 40 mijë franga zvicerane, ndërsa shtoi se fillimisht duhet pritur vendimi i komisionit disiplinor të FIFA-së.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.