FIFA dënon Kosovën, shikojeni çfarë bëjnë serbët (FOTO)

FIFA dënoi Kosovën për thirrjet kundër Serbisë në duelin ndaj Kroacisë. Por, mediat serbe nuk janë të kënaqura me shkallën e dënimit.

Sport

04/11/2016 10:52

Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka dënuar FFK-në me gjobë prej 30 mijë frangave zvicerane, për shkak të thirrjeve raciste dhe hedhjes së sendeve piroteknike nga ana e adhuruesve në ndeshjen Kosova – Kroacia që u zhvillua më 6 tetor në stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër.

Por, mediat serbe nuk janë të kënaqura me shkallën e dënimit, përcjell “Lajmi.net”.

“Thirrjet e turpshme nga kroatët dhe kosovarët më në fund u dënuan” shkruan portali “Kurir”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.