FIFA dënon edhe ekipet e Premierligës?
Klubet nga Premierliga mund të dënohen njësoj si Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madridi nga FIFA.
Sport
Klubet nga Premierliga mund të përballen me dënime të njejta nga FIFA si ato të La Ligas, lidhur me transferimin e lojtarëve nën moshën 18 vjeçare, raporton Telegraph.
Drejtori i përgjithshëm i Real Madridit, ose Angel Sanchez, ka njoftuar se disa skuadra angleze, po hetohen nga FIFA lidhur me parregullsitë në transferimin e lojtarëve nën moshën madhore, edhe pse nuk e ka specifikuar se cilat, përcjell Lajmi.net.
Chelsea ishte dënuar me ndalim të transferimit për dy afate në vitin 2009, mirëpo ky vendim ishte hedhur poshtë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.
Kujtojmë që Realit dhe Atleticos iu ndalua transferimi i lojtarëve për dy afate, ndërsa një gjë të ngjashme e përjetoi edhe Barcelona paraprakisht.