FIFA dënon edhe dy klube?

Pas Real Madridit e Atletico Madridit, FIFA është e gatshme t’i dënojë edhe dy klube tjera nga La Liga.

Sport

16/01/2016 08:44

FIFA s’ka të ndalur, pas Real Madridit e Atletico Madridit është e gatshme t’i dënojë edhe dy klube tjera.

Për transferimin e parregullt të disa futbollistëve të grupmoshave të reja dhe Fair Play financiar, rrezikojnë Villarreal dhe Valencia, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “Marca”, përcjell “Lajmi.net”.

Situata është e rëndë dhe Federata Spanjolle e Futbollit ka ftuar një takim për të martën e ardhshme për të diskutuar rreth situatës së klubeve të përfshira.