FIFA: Botërori në nëntor ose dhjetor

Një task-forcë e FIFA-s ka rekomanduar që Kampionati botëror 2022 në Katar tq zhvillohet gjatë dimrit, në nëntor e dhjetor.

Sport

24/02/2015 12:30

Kampionati botëror 2022 në Katar duhet të zhvillohet në nëntor dhe dhjetor, ka rekomanduar një task-forcë e FIFA-s.

Zhvillimi i garës gjatë verës do ta rrezikonte shëndetin e futbollistëve dhe tifozëve andaj pas një takimi në Doha është nxjerr një përfundim se Botërori duhet të ndërrojë stinë.

Temperaturat gjatë verës në Katar mund të arrijnë mbi 40 gradë celsius, kurse në nëntor dhe dhjetor bien në rreth 25. Rekomandimi i bërë do të shqyrtohet nga Komisioni Ekzekutiv i FIFA-s në Zurich më 19 dhe 20 mars.

Së fundmi kanë qarkulluar spekulime se gara mund të fillojë më 26 nëntor dhe të përfundojë më 23 dhjetor.