FIFA bllokon kalimin e lojtarit te Galatasaray

Shtëpia më e madhe e futbollit në Botë, FIFA, e ka bllokuar kalimin e Kevin Grosskreutz nga Borussia Dortmund në Galatasaray

Merkato

02/09/2015 21:23

Edhe pse klubi turk e kishte zyrtarizuar gjermanin mbrëmë, Grosskreutz nuk do të ketë mundësi të luajë për Galatën pas vendimit të FIFA’s.

Ky vendim erdhi pasi Galatasaray nuk i kishte dorëzuar me kohë disa dokumente të rëndësishme për realizimin e transferit.

“FIFA e ka bllokuar transferimin e Kevin Grosskreutz te skuadra e Super Ligës turke Galatasaray”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Borussia Dortmund.

“FIFA beson se Galatasaray nuk i ka ndërrmarë të gjithë hapat e nevojshëm për  kompletimin e transferit të planifikuar, brenda afatit të transferimeve”.