FIFA anulon dënimin e Barcelonës

Lajm i shkëlqyeshëm për Barcelonën. FIFA ka anuluar dënimin e mëparshëm të shqiptuar ndaj gjigantit katalan që ua pamundësonte shitblerjen e futbollistëve deri në verën e vitit 2015.

Sport

23/04/2014 13:01

FIFA ka njoftuar se Barcelona do të ketë të drejtë të transferojë futbollistë gjatë afatit kalimtar të verës pas vendimit për të anuluar dënimin për shitblerje, pas ankesës së klubit.

Gjiganti katalan fillimisht u dënua nga shitblerja e futbollistëve për dy afatet e ardhshme kalimtare për shkeljen e rregullave në transferime ndërkombëtare të disa futbollistëve nën moshën 18-vjeç.

Mirëpo, suspendimi ishte pezull deri në ankesën përfundimtare, që doli të jetë e suksesshme.

“Barcelona ka paraqitur ankesë ndaj vendimit që e sanksionoi klubin për shkelje të rregullave të transferimit ndërkombëtar dhe regjistrimin e futbollistëve nën moshën 18-vjeç. Kryetari i Komisionit të Apelit të FIFA-së, Larry Mussenden mori në konsideratë sanksionet kundër klubit, ndjeshmërinë e çështjes dhe datën e ardhshme të regjistrimit – 1 korrik 2014 – dhe e konsideroi ankesën e klubit si të suksesshme”, thuhet në komunikatëne FIFA-së.