FIFA 15 do të lansohet gjatë këtij muaji?

Sipas një raporti të publikuar në Kashgartimes, loja elektronike nga EA SPORTS, FIFA 15 do të lansohet gjatë muajit qershor. 

Auto & Tek

10/06/2014 00:20

Loja do të jetë e gatshme për këto pajisje: Playstation 3, Playstation 4, Xbox One, Xbox 360 dhe për PC. Kjo lojë gjithashtu shënon herën e parë që një edicion i FIFA nuk është i gatshëm për PS2.

Andrew Wilson, CEO në Electronic Arts, zbuloi këtë lajm për Kashgartimes gjatë një interviste të tij.

Për ta pasur FIFA 15 në kompjuterin tuaj, kompjuteri juaj duhet t\’i ketë këto veçori të rekomanduara nga EA Sports që loja të funksionojë ashtu siç duhet:

Procesorë: Intel Core i5
Memorie: 8GB RAM
Sistemi Operativ: Windows 7, 8, 8.1 (64 bit)
Kartelë Grafike: NVIDIA GTX 460; ATI Radeon HD 6870 me mbështetje për 11.0 DirectX
Hapsira e kërkuar për instalimin e lojës është 15 GB.

Një parashikim se si do të mund të dukej FIFA 15 ishte publikuar më herët në Twitter, ku më pas në maj EA deklaroi se traileri i kësaj loje do të shfaqet më 9 qershor.

Një trailer i kësaj loje të ardhshme u shfaq sonte ku mund ta shihni më poshtë:

FIFA 14 ishte lansuar në shtator të vitit 2013.