Fidel Kastro futet në librin Guiness: U ka shpëtuar 638 atentateve

Ish-lideri i Kubës, Fidel Kastro futet në librin Guiness ndonëse nuk ka bërë asnjë përpjekje për të qenë rekordmen në ndonjë fushë të caktuar. Kastro është cilësuar si njeriu më me fat në botë, sepse ndaj tij janë bërë 638 atentate të dështuara.

Bota

11/10/2015 17:12

Sipas arkivave të fshehta të shërbimit amerikan CIA, kubanezi 90-vjeçar, është tentuar të eliminohet gjatë kohës që ai ka qenë në pushtet. Për 47 vite, ndaj tij janë planifikuar atentate, të cilat nuk janë finalizuar me sukses./gsh