Fidan Aliti rikthehet në kampionatin zviceran

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës dhe Skënderbeut duket se po rikthehet në Zvicër.

Sport

16/08/2018 18:10

Që nga kalimi në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, anësori i majtë pati paraqitje të shkëlqyera.

Aliti shënoi gol në ndeshjën e fundit që u paraqit me Skënderbeun.

Sipas disa raportimeve, skuadra e Baselit është e gatshme të nënshkruaj me Skënderbeun një marrëveshje që do ta dërgonte Fidanin në kampionatin zviceran.

Aktivizimi me FC Basel do të ishte edhe në favorin e Kosovës, pasi që në Shtator garojmë në Ligën e Kombëve dhe aktivizimi në nivele të larta na shkon në favor. /Lajmi.net/